10 aeroportet me trafikun me te larte ne sezonin e festave
Periudha e festave është më e parapëlqyera për të udhëtuar dhe shumë prej aeroporteve në botë përjetojnë ditët më të ngarkuara me numrin më të lartë të pasagjerëve.
Ju mund të keni nevojë për shumë gëzim festiv nëse jeni duke udhëtuar nëpër Pekin në kohën e Krishtlindjeve, kjo për shkak se aeroporti ndërkombëtar i qytetit kinez është më i ngarkuari në botë gjatë kësaj kohe. Sipas një studimi të ri, do të ketë një numër prej 1.69million pasagjerësh që do të kalojnë në mes datave 21dhe 25 dhjetor, nga rreth 69.330.024 pasagjerë në total në mbarë botën. Hulumtimi ka zbuluar gjithashtu se aeroportet e dyta dhe të treta më të ngarkuara në botë në bazë të numrit të pasagjerëve do të jenë Dubai International dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Hartsfield-Jackson Atlanta, ku Londër Heathrow do të gjendet i 10 në renditje.
Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit - 1.688.391 pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait - 1,581,362 pasagjerë
Aeroporti Atlanta Hartsfield-Jackson - 1,485,065 pasagjerë
Aeroporti Tokio Haneda - 1,445,600 pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angeles - 1,403,650 pasagjerë
Aeroporti Jakarta Soekarno-Hatta - 1,297,949 pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut - 1,261,443 pasagjerë